“Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Anbese ibn Seidiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ gjatë kohës sa ishte në Hajber, pasi e kishin çliruar atë, dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, më ndaj diçka nga preja e luftës. Por, disa pjesëtarë të fisit të Seid ibn Asit thanë: “Mos i ndaj asgjë, o i Dërguari i Allahut!” Ebu Hurejra tha: “Ja vrasësi i Ibn Kavkalit.” Ibn Seid ibn Asi tha:" Sa çudi për lepurin shkëmbor, që u dynd te ne nga Kadumi Dani dhe më vajton një burrë musliman që Allahu e ka nderuar në duart e mia e nuk më ka poshtëruar në duart e tij.” Ibn Ujejne thotë: “Nuk di nëse Pejgamberi ﷺ i ka ndarë diçka Ebu Hurejrës apo jo.” Sufjani ka thënë: “Këtë ma ka treguar Saidi nga gjyshi i tij, e ky nga Ebu Hurejra. Saidi është Amër ibn Jahja ibn Seid ibn Amër ibn Seid ibn Asi.””