“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Sumeji, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shehidët ndahen në pesë lloje: 1. Ai që vdes nga murtaja, 2. Ai që vdes nga dhimbjet e barkut, 3. I mbyturi në ujë, 4. Ai që vdes nga shembja (e ndonjë objekti) , dhe 5. Luftëtari në rrugën e Allahut.””