“Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e këtij i ka treguar Ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se ditën e Hendekut Pejgamberi ﷺ thirri ndër njerëz një vullnetar dhe u paraqit Zubejri. Sërish thirri ndër njerëz një vullnetar dhe u paraqit Zubejri. Për të tretën herë thirri një vullnetar dhe sërish u paraqit Zubejri. Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Çdo pejgamber ka pasur nga një ndihmës, ndërsa ndihmësi im është Zubejr ibn Avami.””