“Ajashi na ka thënë: Na ka treguar Abdulalai, e këtij i ka treguar Humejdi, e ky nga Bekri, e ky nga Ebu Rafiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më takoi teksa isha xhunub. Më kapi për dore dhe ecëm së bashku derisa u ul diku. Iu përvodha disi dhe shkova në shtëpi e u pastrova. Kur u ktheva, teksa po qëndronte ulur, më tha: “Ku ishe, o Ebu Hurejre?” Ia tregova arsyen e largimit. Ai më tha: “Subhanallah, o Ebu Hurejre! Besimtari nuk bëhet i ndytë.””