“Ali ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Mubareku, e këtij i ka rrëfyer Talha ibn Ebu Seidi, e ky e ka dëgjuar Seid Makburin se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që, me besim në Allahun dhe bindje në shpërblimin e Tij, rezervon një kalë për në rrugën e Allahut, çdo gjë që ai kalë ha, pi, bajgos dhe urinon, Ditën e Kiametit pronarit i llogaritet në peshojën e tij (të veprave të mira) .””