“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, në Medinë u përhap një panik. Pejgamberi ﷺ e huazoi kalin e Ebu Talhait, - që e quanin Mendub, - dhe i hipi. Pasi u kthye, tha: “Nuk vërejta gjë, ndërsa ky kalë qenka i furishëm si deti!””