“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Sehël ibn Jusufi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i pyetur nga dikush nëse sahabët e kishin braktisur të Dërguarin e Allahut ﷺ ditën e Hunejnit, iu përgjigj: “Por, i Dërguari i Allahut ﷺ nuk iku.” Hevazinët kanë qenë popull harkëtar dhe, kur u përballëm me ta, ne i sulmuan dhe i mundëm. Kështu, muslimanët u vërsulën drejt presë së luftës, ndërsa ata na pritën me shigjeta, por i Dërguari i Allahut ﷺ nuk iku. E pashë të hipur në mushkën e tij të bardhë, të cilën Ebu Sufjani (ibn Harithi) po e mbante për freri, ndërsa Pejgamberi ﷺ thoshte: “Unë jam Pejgamberi! Kjo s'është mashtrim. Unë jam i biri i Abdulmutalibit.””