“Abdulala ibn Hamadi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, banorët e Medinës i kapi një panik. Pejgamberi ﷺ huazoi një kalë hapshkurtër të Ebu Talhait (dhe shkoi për të vëzhguar). Pasi u kthye, tha: “Ky kali juaj qenka i furishëm si deti!” Pas kësaj, atij kali nuk mund t'ia kalonte askush.””