“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muaviu, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ organizoi një garë me kuaj të stërvitur, prej Hafjasë deri në Thenijetul Veda (vende në qytetin e Medinës). - Ebu Is'haku thotë: “E kam pyetur Musain: “Sa ka qenë distanca mes këtyre dy pikave?” Ai më tha: “Gjashtë-shtatë milje. - Ndërkaq, për kuajt e pastërvitur prej Thenijetul Vedasë deri te Xhamia e Beni Zurejkut.” Ebu Is'haku thotë: “E pyeta sërish: “Po distanca mes tyre, sa ka qenë?” Ai më tha: “Një milje.” Edhe Abdullahu ishte në mesin e garuesve me kuaj.””