“2877, 2878 - Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Abdullah ibn Abdurrahman Ensariu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ shkoi tek e bija e Milhanit dhe u mbështet (për të dremitur), pastaj qeshi. Ajo e pyeti: “Përse po qesh, o i Dërguari i Allahut?” Ai iu përgjigj: “ (M'u shfaqën në ëndërr) disa persona nga umeti im, të cilët do të kalojnë nëpërmes këtij deti të gjelbër në rrugën e Allahut, (e në Xhenet do të jenë) sikurse mbretër, të mbështetur nëpër shtretër.” Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Pejgamberi ﷺ u lut duke thënë: “O Allah, bëje prej tyre!” (Kështu, fjeti sërish). Më tej, qeshi për së dyti, ndërsa ajo ia tha të njëjtat fjalë dhe ai ia ktheu të njëjtën përgjigje. Ajo i tha: “Lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ti do të jesh prej të parëve, e jo prej të fundit.” Vërtet, ashtu ndodhi. Ajo u martua me Ubade ibn Samitin e ia mësyu detit me të bijën e Karadhës (bashkëshorten e Muaviut, në luftërat e Muaviut). Por, me t'u kthyer nga lufta, ajo hipi në kafshën e vet, e cila e rrëzoi dhe e la të vdekur.””