“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Thalebe ibn Ebu Maliku tregon: “Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shpërndau ca pelerina ndër gratë e Medinës dhe, në fund, teproi një pelerinë e mirë. Disa që ishin të pranishëm i thanë: “O prijës i besimtarëve! Jepja bijës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, që është e martuar me ty”, - aludonin në Umu Kulthumin, të bijën e Aliut. Omeri u tha: “Umu Seliti është më meritore. Umu Seliti është ensare që i ka dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Omeri tha: “Ajo na furnizonte me ujë ditën e Uhudit.””