“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi, e ky e ka dëgjuar Hasenin se Amër ibn Taglibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ndër shenjat e Kiametit është se do të luftoni një popull që mbathin opinga të prodhuara prej leshi. Po ashtu, ndër shenjat e Kiametit është se do të luftoni një popull fytyrëgjerë, me fytyra si mburojat e mbështjella me lëkurë.””