“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Kasimin, e ky e ka dëgjuar Kasimin se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Morëm rrugë (për në Mekë) dhe qëllim i vetëm yni ishte nijeti për haxh. Gjatë qëndimit në Serife, më erdhën menstruacionet. I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë dhe më gjeti duke qarë, andaj më tha: “Çfarë ke? Të janë paraqitur menstruacionet?” - Po, - i thashë. Ai tha: “Këtë gjë Allahu ua ka caktuar bijave të Ademit, andaj kryeji të gjitha veprimet e haxhit, përveç tavafit rreth Qabesë.” Aishja thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ për gratë e tij theri lopë për kurban.””