“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ luftonte ndonjë popull, nuk sulmonte para agimit. Nëse e dëgjonte ezanin, ndalej, e, nëse nuk e dëgjonte, sulmonte pas agimit. Në Hajber patëm shkuar gjatë natës.”