“Ahmed ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahmani, i biri i Abdullah ibn Kab ibn Malikut, se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sa herë që i Dërguari i Allahut ﷺ synonte ndonjë betejë, e fshihte qëllimin e marshimit. Por, Beteja e Tebukut u zhvillua në një periudhë të nxehtë kohore, rruga ishte e gjatë dhe përgjatë shkretëtirës, si dhe armiku ishte me numër të madh. Prandaj, u tregoi muslimanëve (ushtrisë) qëllimin e marshimit, që ta marrin seriozisht armikun e tyre dhe ua tregoi planin e vet.””