“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ u nisëm në ditën e njëzetepestë të dhul kades, duke synuar haxhin. Kur iu afruam Mekës, i Dërguari i Allahut ﷺ i urdhëroi ata që nuk kishin marrë me vete kurbane që, pasi ta kryejnë tavafin rreth Qabesë dhe ecjen mes Safasë dhe Mervës, të lirohen nga ihramët. Ditën e Bajramit të Kurbanit na sollën pak mish lope, e unë pyeta: “Ç'është kjo?” Më thanë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka therur kurban për gratë e veta.” Jahjai ka thënë: “Këtë hadith ia kam përmendur Kasim ibn Muhamedit, i cili më ka thënë: “Betohem në Allahun se (transmetuesi) ta ka sjellë hadithin ashtu siç ka qenë.””