“Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Iu besatova Pejgamberit ﷺ, pastaj u ula në hijen e një peme. Kur njerëzit u pakësuan, Pejgamberi ﷺ tha: “O Ibn Ekva, a nuk do të besatohesh?” I thashë: “Jam besatuar, o i Dërguari i Allahut.” Ai më tha: “Sërish.” Prandaj, iu besatova për së dyti. Jezid ibn Ebu Ubejdi i është drejtuar Selemes: “O Ebu Muslim, për çfarë besatoheshit në atë kohë?” Ai është përgjigjur: “Për vdekje.””