“Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Sot më erdhi një burrë dhe më pyeti për një çështje, për të cilën nuk pata përgjigje. Ai më tha: “Çfarë mendon për një burrë të përgatitur dhe energjik, që del me prijësit tanë nëpër beteja, e pastaj na ngarkon me gjëra që nuk mund t'i bartim?” I thashë: “Për Allahun, nuk di ç'të të them, përveçse ne, kur ishim me Pejgamberin ﷺ, nëse na ngarkonte diçka, mjaftonte të na thoshte vetëm një herë, që ne ta kryenim. Për sa kohë që i druheni Allahut, ju jeni në mirësi. Nëse ndokush dyshon në vete për diçka, le të pyesë dikë që ta largojë dyshimin, por, zor se mund të gjeni ndokënd (për ta pyetur). Betohem në Atë, pos të Cilit s'ka të adhuruar të denjë, se, ajo që ka mbetur në dynja është sikurse këneta, së cilës i është pirë uji i pastër e ka mbetur i ndoturi.””