“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Ismaili, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Hajberit, Aliu mbeti mbrapa Pejgamberit ﷺ, për shkak të dhimbjes së syve që i ishte shfaqur, dhe tha: “Unë të rri mbrapa e të mos i bashkëngjitem të Dërguarit të Allahut ﷺ?!” Kështu, shkoi dhe iu bashkëngjit Pejgamberit ﷺ. Natën para çlirimit të Hajberit, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Nesër do t'ia jap, - ose ka thënë: do ta marrë, - flamurin një burri të cilin e do Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ, - ose ka thënë: një burri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, - në dorën e të cilit do të çlirohet Hajberi.” Dhe ja, ia mbërriti Aliu, edhe pse askush nuk priste që ai të vinte. Njerëzit thanë: “Erdhi Aliu!” Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ ia dha flamurin Aliut, në dorën e të cilit u çlirua Hajberi.”