“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Zejd ibn Eslemi se Eslemi tregon: “Isha me Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rrugës për Mekë, kur e lajmëruan se Safije bint Ebu Ubejdi është sëmurur rëndë. Ai e shpejtoi ecjen deri pas rënies së muzgut, pastaj zbriti, e fali akshamin e jacinë duke i bashkuar dhe tha: “Kam parë se, kur Pejgamberi ﷺ ngutej gjatë rrugëtimit, e vononte akshamin duke e bashkuar me jacinë.””