“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahman ibn Muhamed ibn Abdullah ibn Abdulkaëri, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Hajberit, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do t'i jap flamurin një njeriu, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin, i cili e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, njëherazi Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë.” Kështu, të gjithë njerëzit e kaluan natën duke u hamendur se kujt do t'i jepej flamuri dhe secili shpresonte për veten e vet. Pejgamberi ﷺ pyeti: “Ku është Aliu?” Dikush tha: “Po ankohet prej syve.” Pastaj i pështyu lehtë në dy sytë e tij dhe u lut për të, kështu, Aliu u shërua menjëherë sikur të mos kishte pasur asgjë, e pas kësaj ia dha flamurin. Aliu tha: “Do t'i luftoj derisa të bëhen si ne (muslimanë).” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa arritur në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë u është bërë obligim, se, për Allahun, që Allahu të udhëzojë një person nëpërmjet teje, është më mirë sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve) .””