“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Bukejri, e ky nga Sulejman ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na dërgoi në një ekspeditë luftarake dhe na porositi: “Nëse hasni filanin dhe filanin, digjini me zjarr.” Pastaj, kur deshëm të nisemi, na tha: “Ju pata urdhëruar të digjni filanin dhe filanin, por askush përveç Allahut nuk dënon me zjarr. Andaj, nëse i hasni ata, vritini.””