“Salim Ebu Nadri transmeton, duke vazhduar hadithin paraprak, dhe thotë: “Pastaj Pejgamberi ﷺ u ngrit ndër njerëz dhe tha: “O njerëz! Mos e dëshironi përballjen me armikun! Kërkoni prej Allahut mirëqenie, e, në rast se përballeni me ta, atëherë duroni (luftoni) dhe dijeni se Xheneti është nën hijen e shpatave.” Pastaj tha: “O Allah, Ti që ke zbritur Librin, që i lëviz retë dhe që e ke mposhtur aleancat e mosbesimit, mposhti këta armiq dhe na ndihmo kundër tyre!” Musa ibn Ukbe tregon prej Salim ibn Nadrit, i cili i ka rrëfyer: “Kam qenë qatipi i Omer ibn Ubejdullahut dhe, një ditë i erdhi letra e Abdullah ibn Ebu Eufait (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), ku shkruante se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e dëshironi përballjen me armikun.””