“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amër ibn Dinari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush merr hak ndaj Kab ibn Eshrefit, sepse e ka ofenduar Allahun dhe të Dërguarin e Tij?” Muhamed ibn Mesleme tha: “A dëshiron ta vras, o i Dërguari i Allahut?” - “Po”, - ia ktheu. Kështu, vajti tek ai dhe i tha: - Ky njeri, - aludonte në Pejgamberin ﷺ, - na mërziti: po na kërkon të japim sadaka. - Edhe neve njashtu. Betohem në Allahun se do t'ju mërzisë edhe më shumë, - iu përgjigj Kab ibn Eshrefi. - Por, ne e kemi pasuar, andaj nuk dëshirojmë ta braktisim pa e parë se si do të përfundojë puna e tij, - iu drejtua Muhamed ibn Mesleme. Kështu, vazhdoi duke i folur, derisa e mashtroi dhe e vrau.”