“Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Vekiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Muharib ibn Dithari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, theri një deve, - ose ka thënë: një lopë. Muadhi transmeton nga Shuëbe, e ky nga Muharibi se Xhabiri ka thënë: “Pejgamberi ﷺ bleu një deve nga unë për dy okë e një ose dy dërhemë dhe, me të arritur në Sirar (një vend në rrethinë të Medinës), urdhëroi të theret një lopë, prej së cilës hëngrën të gjithë. Kur arriti në Medinë, më porositi të shkoj në xhami dhe t'i fal dy rekate, pastaj ma mati argjendin, për të ma dhënë pagesën e devesë.””