“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekri, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka rrëfyer se, një ditë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në shtëpinë e saj, ajo dëgjoi zërin e një burri duke kërkuar leje të hyjë në shtëpinë e Hafsës dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, një burrë po kërkon leje të hyjë në shtëpinë tënde.” - “Më duket se është filani”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ, - duke aluduar në axhën e Hafsës nga qumështi. - “Lidhjet nëpërmjet gjidhënies i ndalojnë gjërat sikurse lidhjet e gjakut.””