“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Humejd ibn Hilali se Ebu Burde tregon: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na tregoi një rrobë të arnuar dhe tha: “Në këtë rrobë, Pejgamberit ﷺ iu mor shpirti.” Sulejmani shton, duke transmetuar nga Humejdi, e ky nga Ebu Burde se ka thënë: “Aishja na tregoi një izar të trashë, që prodhohet në Jemen, dhe një rrobë tjetër të arnuar.””