“Is'haku transmeton se e ka dëgjuar Xheririn, e ky nga Abdulmeliku se Xhabir ibn Semure (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pasi të shkatërrohet kisra (mbreti pers) , më nuk do të ketë kisra pas tij dhe, pasi të shkatërrohet cezari (perandori romak) , më nuk do të ketë cezar pas tij. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se thesaret e tyre do të shpenzohen në rrugën e Allahut.””