“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Muberaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një pejgamber i tha popullit të vet: “Të mos më ndjekë askush që është martuar me një grua me të cilën ende nuk ka hyrë dhëndër, as ai që ka filluar të ndërtojë shtëpi dhe ende nuk ia ka vënë çatinë, as ai që ka blerë dele ose deve që pret t'i lindin.” Kështu, shkoi në betejë dhe luftoi derisa u afrua namazi i ikindisë, atëherë i tha Diellit: “Ti je i urdhëruar, e edhe unë jam i urdhëruar.” O Allah, ndale atë (të mos perëndojë) ! Kështu, Dielli u ndal, derisa Allahu ua mundësoi atyre fitoren. Ai e mblodhi plaçkën e luftës, por, kur zjarri erdhi për ta djegur, nuk e dogji. Ai tha: “Dikush prej jush ka marrë diçka nga plaçka e luftës. Prandaj, prej secilit fis le të më besatohet nga një njeri.” Dora e njërit prej tyre iu ngjit me dorën e tij, andaj i tha: “Dikush prej jush ka marrë diçka, andaj le të më besatohet fisi yt.” Kështu, duart e dy-tre burrave u ngjitën me dorën e tij, andaj u tha: “Ju keni marrë diçka.” Atëherë, ata sollën ar në madhësi të kokës së lopës dhe e vendosën pranë tij. Kështu, zjarri erdhi dhe i dogji. Pastaj Allahu na e lejoi neve plaçkën e luftës. Ai e pa dobësinë dhe paaftësinë tonë, andaj na e lejoi.””