“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri, e ky e ka dëgjuar Ebu Vailin se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Cili prej këtyre është në rrugën e Allahut: ai që lufton për plaçkën e luftës, ai që lufton për t'u përmendur apo ai që lufton për të dëshmuar trimërinë e tij?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ai që lufton me qëllim që fjala e Allahut të jetë më e larta. I tilli llogaritet në rrugën e Allahut.””