“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Mensur ibn Safija, e ky nga nëna e tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua e pyeti Pejgamberin ﷺ rreth pastrimit nga menstruacionet. Ai i tregoi si duhej pastruar, duke i thënë: “Merr një copë pëlhure të parfumuar dhe fshiju me të.” Ajo i tha: “E si të pastrohem me të?” Pejgamberi ﷺ tha: “Subhanallah! Pastrohesh me të.” Unë e tërhoqa për krahu dhe i thashë: “I pastron njollat e gjakut me të.””