“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Shejbaniu se Ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë netëve të Hajberit, na kaploi një uri e madhe dhe, ditën e çlirimit të Hajberit gjetëm disa gomarë, të cilët i therëm. Kur kusitë filluan të vlonin, lajmëtari i të Dërguarit të Allahut ﷺ thirri: “Derdhni kusitë dhe mos hani asgjë nga mishi i gomarëve!” Disa prej nesh thoshim: “Pejgamberi ﷺ ndaloi ngrënien e tyre, sepse nuk ishte ndarë një e pesta e presë prej saj, kurse disa të tjerë thoshin: “E ndaloi përgjithmonë.” Shejbaniu thotë: “E kam pyetur Seid ibn Xhubejrin rreth kësaj, e ai më ka thënë: “E ka ndaluar përgjithmonë.””