“Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Xhemra se Xhuvejri ibn Kudame Temimi tregon: “E dëgjova Omer ibn Hatabin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pasi iu drejtuam: “Na këshillo, o prijës i besimtarëve”, të thotë: “Po ju porosis të jeni të kujdesshëm ndaj kategorive që janë nën mbrojtjen e Allahut, sepse ata janë edhe nën mbrojtjen e Pejgamberit ﷺ, njëherazi janë burim furnizimi për familjet tuaja.””