“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Vekiu, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga babai i tij se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nuk kemi libër për ta lexuar, përveç Librit të Allahut dhe përmbajtjes së kësaj fletushke.” Pastaj ka thënë: “Kjo fletushkë flet për shpagimin e plagëve dhe moshat e kafshëve (për zekat) dhe: “Medina është e shenjtë prej Airit deri në filan vendin, andaj mallkimi i Allahut, melekëve dhe gjithë njerëzve qoftë mbi atë që bën risi në të ose strehon dikë që bën risi. Të atillit nuk i pranohen as farzet, as punët vullnetare. Kjo vlen edhe për atë (rob të liruar) që meritën e çrobërimit të tij ia jep dikujt tjetër . Besa e muslimanëve është një, andaj të njëjtën e meriton edhe ai që tradhton një musliman.””