“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Abdullah ibn Abasi transmeton se Ebu Sufjan ibn Harbi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka rrëfyer se si Herakliu i dërgoi një lajmëtar për ta thirrur atë së bashku me karvanin kurejsh që kishin shkuar për tregti në Sham, gjatë periudhës kur i Dërguari i Allahut ﷺ kishte marrëveshje armëpushimi me Ebu Sufjanin dhe jobesimtarët kurejshë.”