“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Ala ibn Zebri, e ky e ka dëgjuar Busr ibn Ubejdullahun, e ky e ka dëgjuar Ebu Idrisin se Auf ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë Betejës së Tebukut, shkova te Pejgamberi ﷺ, - i cili ndodhej në një tendë lëkure, - dhe më tha: “Mbaji në mend këto gjashtë gjëra para se të ndodhë Kiameti: 1. Vdekjen time; 2. Çlirimin e Bejtu Makdisit (Kudsit) ; 3. Një epidemi që do t'ju vrasë sikurse listerioza e deleve; 4. Përhapjen e pasurisë, saqë dikujt i jepen njëqind dinarë dhe më tej vazhdon të jetë i pakënaqur; 5. Një sprovë që do të hyjë në çdo shtëpi të arabëve; 6. Një paqe mes jush dhe romakëve, të cilët do t'ju tradhtojnë dhe do t'ju vijnë me tetëdhjetë flamuj, nën secilin flamur nga dymbëdhjetë mijë (ushtarë) .””