“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Bekri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ﷻ i ka obliguar një meleku përkujdesjen ndaj mitrës (fazave të krijimit të njeriut në barkun e nënës) dhe të thotë (për secilën fazë) : “O Zoti im, embrion! O Zoti im, gjak i ngjizur! O Zoti im, copë mishi!” E, kur të vijë koha për ta kompletuar krijimin e tij, thotë: “Mashkull apo femër? Fatzi apo të lumtur? Sa rrizk dhe jetëgjatësi?” Këto i shkruhen duke qenë në barkun e nënës.””