“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Çlirimit të Mekës, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Më nuk ka hixhret, por vetëm xhihad dhe nijet. Nëse ju kërkohet të dilni në luftë (nga prijësi i muslimanëve) , atëherë përgjigjuni.” Atë ditë, ai, po ashtu, ka thënë: “Allahu e ka shenjtëruar këtë vend, ditën kur i ka krijuar qiejt dhe Tokën, e ajo, me shenjtërinë e Allahut, është e shenjtë deri në Ditën e Kiametit. Askujt para meje nuk i është lejuar lufta në të, madje as mua nuk më është lejuar, përveç gjatë një pjese të caktuar të ditës. Pra, ajo është shenjtëruar nga Allahu deri në Ditën e Kiametit. Nuk lejohet shkulja e gjembave, as trazimi i gjahut (gjuetia) , as merret gjëja e humbur, përveç nëse shpallet ndër njerëz, si dhe nuk priten barishtet e saj.” - O i Dërguari i Allahut, përveç idhhirit (lloj barishte), sepse ai na duhet për farkëtim dhe shtëpitë tona, - tha Abasi. - “Përveç idhhirit ”, - tha Pejgamberi ﷺ.”