“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Xhami ibn Shedadi, e ky nga Safvan ibn Muhrizi se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup pjesëtarësh të fisit benu temim erdhën te Pejgamberi ﷺ, i cili u tha: “O benu temimë, përgëzohuni!” Ata i thanë: “Meqënëse na përgëzove, tani na jep diçka.” Atëherë, Pejgamberit ﷺ i ndryshoi fytyra. Kur erdhën banorët e Jemenit, Pejgamberi ﷺ u tha: “O banorë të Jemenit, pranojeni myzhdenë, pasi që benu temimët nuk e pranuan.” Ata i thanë: “E pranuam.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ filloi të flasë rreth zanafillës së krijimit dhe Arshit. Papritmas erdhi një burrë dhe më tha: “O Imran, të ka ikur deveja.” Ah, sikur të mos largohesha!””