“Abdullah ibn Ebu Shejbe më ka treguar nga Ebu Ahmedi, e ky nga Sufjani, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “I biri i Ademit më shan, ndërsa atij nuk i takon të më shajë.” Po ashtu, ai më përgënjeshtron, porse as kjo nuk i takon. Sharje janë fjalët e tij se Unë kam fëmijë, ndërsa përgënjeshtrim janë fjalët e tij: “Ai nuk mund të më ringjallë siç më ka krijuar fillimisht .””