“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga babai i tij se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, pas perëndimit të diellit, i ka thënë: “Vallë, e di ku shkon?” Unë i thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Ai shkon të bëjë sexhde nën Arsh, pastaj kërkon leje dhe i jepet leje. Mund të ndodhë të bëjë sexhde e të mos i pranohet dhe të kërkojë leje e të mos i jepet dhe t'i thuhet: “Kthehu nga ke ardhur!”, në mënyrë që të lindë nga perëndimi.” Kjo përkon me fjalën e Allahut: “Dielli lundron për në vendin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.” (Jasin, 38)”