“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Dherri. [t]: Jahja ibn Xhaferi më ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Omer ibn Dherri, e ky nga babai i tij, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë Xhibrilit: “Vallë, pse nuk na viziton më shpesh?” Atëherë zbriti ajeti: “(Xhibrili tha): “Ne (melekët) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Dhe Zoti yt nuk harron kurrë.” (Merjem, 64)”