“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Melekët ndërrohen me njëri-tjetrin: disa melekë natën, disa melekë ditën, e bashkohen në namazin e sabahut dhe të ikindisë. Kur ata që kanë qenë me ju ngrihen tek Allahu, Ai i pyet, ndonëse Ai e di më së miri: “Si i latë robërit e Mi?” Ata thonë: “I lamë duke u falur, ashtu siç i gjetëm, duke u falur.””