“Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka treguar Bukejr ibn Eshexhi, e këtij i ka treguar Busr ibn Seidi, e këtij i ka treguar Zejd ibn Halid Xhuheniu, - ndërkohë, bashkë me Busr ibn Seidin transmeton edhe Ubejdullah Havlaniu, i cili ka qenë thjeshtri i Mejmunes, bashkëshortes së Pejgamberit ﷺ, - pra këtyre dyve u ka treguar Zejd ibn Halidi se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Melekët nuk hyjnë në një shtëpi ku ka piktura (frymorësh) .” Busri tregon: “Zejd ibn Halidi u sëmur, andaj shkuam për ta vizituar. Duke qenë në shtëpinë e tij, pamë një perde me vizatime. Ubejdullah Havlaniut i thashë: “A nuk na ka transmetuar vetë hadithin rreth pikturave?” Ubejdullahu iu përgjigj: “Ai, po ashtu, ka transmetuar: “Përveç vizatimeve të jofrymorëve.” Vallë, nuk e paske dëgjuar?” Unë i thashë: “Jo.” Ai më tha: “Po, e ka përmendur edhe këtë.””