“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “A keni përjetuar ndonjë ditë më të vështirë se ditën e Uhudit?” Ai ka thënë: “Kam përjetuar shumë gjëra të rënda prej popullit tënd. Por, gjëja më e vështirë që kam përjetuar prej tyre është dita e Akabesë, kur pata kërkuar mbështetjen e Ibn Abdujalil ibn Abdukulalit, por ai nuk pranoi atë që kërkova. Kështu, u nisa i brengosur e i zhytur në mendime, saqë nuk erdha në vete derisa arrita në vendin Karnu Thealib. Aty e ngrita kokën dhe ja, një re duke më bërë hije. Aty e pashë Xhibrilin, i cili më tha: “Allahu i ka dëgjuar fjalët e popullit tënd dhe refuzimin që të është bërë. Andaj, e ka dërguar melekun e maleve, që t'i japësh urdhër ç'të duash kundër tyre .” Meleku i maleve më përshëndeti dhe më tha: “O Muhamed! Kërko ç'të duash, madje, nëse dëshiron, do t'i përmbys dy malet (rreth Mekës) mbi ta.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Përkundrazi, shpresoj që Allahu do të nxjerrë prej pasardhësve të tyre ndokënd që do ta adhurojë Allahun, të Vetmin, pa i bërë ortak asgjë.””