“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa po rrinim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, tha: “Duke qenë në gjumë, e pashë veten në Xhenet, ku pashë një grua duke marrë abdes pranë një pallati. Pyeta: “I kujt është ky pallat?” Më thanë: “I Omer ibn Hatabit.” Sakaq m'u kujtua xhelozia e tij, andaj u largova andej nga erdha.” Omeri filloi të qajë dhe tha: “A ndaj teje të xhelozoj, o i Dërguari i Allahut?””