“Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Hilali, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Amra se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet do të kenë pamjen e hënës së plotë, ndërsa të tjerët pas tyre si ylli më i shndritshëm. Zemrat e tyre janë si një zemër e vetme, nuk kanë urrejtje e as xhelozi mes vete. Secili posedon nga dy gra prej hyrive sybukura, të cilave (nga bukuria) u shihet palca e këmbëve përtej ashtit dhe mishit.””