“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Mutarrifi, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Xhenet janë tetë porta, njëra prej tyre quhet Rejan, nëpër të cilën do të hyjnë vetëm agjëruesit.” Po ashtu, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që i dhuron dy lloje të pasurisë, thirret nga porta e Xhenetit.” Këtë e transmeton edhe Ubade nga Pejgamberi ﷺ.”