“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Xhehenemi iu ankua Zotit të vet, e i tha: “O Zoti im! Kam filluar ta ha vetveten!” Andaj, ia mundësoi dy frymëmarrje: 1. Njërën gjatë dimrit, 2. Kurse tjetrën gjatë verës. Pjesë e kësaj janë vapa e madhe dhe acari i tepërt që ndieni ju.””