“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Humejd ibn Hilali, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse dikush falet në drejtim të sutrës, ndërkohë dikush tjetër tenton t'i kalojë përpara tij, le ta ndalojë. Nëse refuzon (të kthehet) , sërish le ta ndalojë. Nëse refuzon për së treti, le t'i kundërvihet (me forcë) , sepse i tilli është shejtan.””